Home / Bota / Amerika / Shqiptari Martin Shkreli mbështet Donald Trump

Shqiptari Martin Shkreli mbështet Donald Trump

Jo të gjithë shqiptarët nuk e duan Donald Trump. Ka edhe nga ata që e mbështesin në kandidaturën e tij për President të Shteteve të Bashkuara.

Ai është personi i konsideruar si “njeriu më i urryer i Amerikës”, multimilioneri shqiptar Martin Shkreli, i cili bëri bujë botërisht pasi brenda ditës rriti çmimin e një ilaçi jetik kundër SIDA-s  nga 13 dollarë në 750 dollarë.

Fillimisht Shkreli kishte shprehur mbështetjen e tij për Hillary Clinton , por pas akuzave të saj të ashpra kundër tij për abuzimet farmaceutike, 32-vjeçari ndërroi qëndrim. Ai përzgjodhi demokratin tjetër Bernie Sanders, të cilit i dërgoi publikisht një çek prej 2500 dollarësh. Por për fatin e keq, Martin Shkreli sërish u ndje i refuzuar. Sanders nuk e pranoi çekun e tij.

Tani njeriu më i urryer i Amerikës do që në krye të Shtëpisë së Bardhë të jetë Donald Trump, duke ndërruar kështu edhe kamp.  Martin shkreli ka një mesazh për të gjithë ata që nuk e pëlqejnë manjatin e pasurive të patundshme.

“Të gjithë ju që nuk e doni Donald Trump jeni xhelozë, budallenj dhe të varfër!”, kjo ishte nje pjesë e statusit të tij në Twitter.

Deklarata e tij ka shkaktuar një stuhi reagimesh në rrjete sociale, duke e kryqezuar Martin shkrelin dhe Donald Trump. Kishte edhe nga ata që shkruanin se as Donald Trump nuk ka nevojë për mbështetjen e shqiptarit, pasi sipas tyre, ai nuk përfaqëson asgjë tjetër veçse një njeri të pashpirt  dhe rastin klasik kur krerët e  kompanive farmaceutike kërkojnë të fitojnë miliarda në kurriz të pacientëve që nuk mund të jetojnë pa këto ilaçe.

One comment

  1. Nuk ja vlen ksi tipi kemi ne shqipart qe nuk din as ku vendoset me zezat qe ben per njerzit semur ki duet jet pas telave si majmun e lihet Pa hapa kur semuret

Leave a Reply

%d bloggers like this: