Kronika

Pavijoni shqiptar në Venecia “ Të kam lënë malin”, impakt në shtypin ndërkombëtar

Është çelur bienalja e arkitekturës në Venezia, ku Shqipëria prezantohet për herë të dytë me pavionin e saj.

Projekti “Të kam lënë malin” sjell temën e migrimit dhe emigrimit dhe pasojat që ato kanë lënë pas në arkitekturën e qytetit. E pranishme në ceremoninë e hapjes ishte Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. Projekti i Shqipërisë i quajtur ” Të kam lënë malin” përcjell një mesazh të qartë, duke shfaqur temën e zhvendosjes dhe migrimin, dy prej të cilave kanë qenë të përhapur në të gjithë historinë e Shqipërisë.

Në pavionin shqiptar aty ku arkitektura ndërthuret me “iso-polifoninë”, një muzikë e kënduar nga katër grupe folklorike tekstet e të cilave janë shkruar nga shqiptarët dhe personalitete të tjera ndërkombëtare.
Prezantimi I Shqipërisë me një pavijon të sajin në Bienalen e Arkitekturës në Venecia me gjetjen ngacmuese të kuratorëve të veprës “I Have Left You the Mountain”(Te kam lënë malin) ka tërhequr vëmendjen e mediave  ndërkombëtare.

E fundit ndër ta revista Vogue në një shkrim të Amanda Pradës shkruan: “Mund të kishte humbur – por nuk ka humbur – një arkitekturë e migracionit, si ajo, të cilën nderon Shqipëria me “I have left you the mountain”: tekste të shoqëruara me muzikë dhe të interpretuara nga këngëtarë të rrallë, që janë njohur nga UNESCO si bartës të një “trashëgimie kulturore jomateriale”. Kur arkitektura bëhet fjalë dhe këngë. Një Bienale që të bind dhe që na kërkon të mbajmë qendrim”, shkruan Amanda Prada.

Për këtë aktivitet dhe përfaqësim të Shqipërisë ka reaguar edhe kryeministri i vendit Edi Rama në një postim në rrjetin social ‘Facebook” ku ka thënë se, ndjehet shumë krenar që pavioni i Shqipërisë ka bërë bujë të madhe.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button