Ekonomia

Shqipëria për herë të parë në Festivalin Ballkanik të Verës

Shqipëria merr pjesë për herë të parë në Konkursin dhe Festivalin Ballkanik të Verës që po mbahet në Sofie të Bullgarisë.

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve në bashkëpunim me Proclic Webmarketing dhe Organizatën Shqiptare të Somelerisë bënë të mundur që Shqipëria të paraqitet me 5 kantina vere, Cobo, Nurellari, Belba, Kallmet dhe Balaj.

Drejtori i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, në AIDA, Daniel Guçe, bëri të ditur për ATSH-në, se Shqipëria është i vetmi shtet me 100 % varietete autoktone. “Interesi ka qenë shumë i lartë nga vizitorët dhe importuesit më të mëdhenj të verërave. Paraqitja e verës shqiptare ishte në formë profesionale”.

Sipas tij, qëllimi i pjesëmarrjes në këtë aktivitet është jo vetëm promovimi i verës por dhe bashkëpunimi rajonal për hapjen drejt tregjeve të reja. Pjesëmarrëse në Konkursin dhe Festivalin Ballkanik të Verës janë pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button