Politika

Maqedonia në NATO, Vershbow: Duhet të zgjidh çështjen e emrit

Zv/sekretari i përgjithshëm i NATO-s , Aleksander Vershbow deklaroi gjatë punimeve të Asamblesë parlamentare të NATO-s në ditën e tretë, se me mjaft rëndësi për stabilitetin e rajonit është edhe integrimi i Malit të Zi në NATO.

Lidhur me çështjen e sigurisë, ai tha se duhet të rriten shpenzimet për mbrojtjen. Po ashtu, ai e cilësoi Rusinë, si burim stabiliteti në botë por për shkak të shkeljes të së drejtës ndërkombëtare, mundësitë për partneritet janë të pakta.

‘Jam e bindur se Rusia mund të jetë ende burim stabiliteti në botë.E kemi parë tek marrëveshja për shkatërrimin e armëve të Sirisë. Por në Europë për aq kohë sa Rusia vazhdon masat dhe veprimet e veta agresive kundër Ukrainës dhe shkel të drejtën ndërkombëtare, mundësitë për partneritet janë të vogla. NATO i ka mbajtur kanalet e komunikimit të dialogut të hapura me Rusinë”,  tha Vershbow.

Vershbow shprehu mbështetjen e NATO-s ndaj Ukrainës dhe po ashtu e cilësoi NATO-n si aleancën e të barabartëve për të gjithë shtetet anëtare dhe ruajtjen e paqes në botë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button