Home / Qeveritare / Peleshi: Piramida e universiteteve, më e rrezikshme se ajo financiare

Peleshi: Piramida e universiteteve, më e rrezikshme se ajo financiare

Studentet-Universiteti-Tirane-1-508x350 Zëvendëskryeministri Niko Peleshi deklaroi sot, në një postim në rrjetin social Facebook, se “2 piramida janë ndërtuar në Shqipëri në 20 vitet e fundit”, ndërsa e cilësoi piramidën e Universiteteve si më të rrezikshme se ajo financiare.

“Sot jemi në kohën e duhur për t’i dhënë fund kësaj situate, për të mirën e studentëve, të prindërve por edhe të së ardhmes së Shqipërisë. Ne do të bëjmë gjithçka që kjo reformë të jetë e dhimbshme vetëm për spekulantët dhe shpëtimtare për studentët”, shkruan Peleshi.

Sipas tij “Shqipëria nuk duhet të vuajë më pasojat e politikave populiste të së shkuarës, që për një grusht votash sakrifikonin të ardhmen e një gjenerate”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.