Home / Bota / Gjermania, nën vorbullën e stuhive e reshjeve. Shënohen 3 viktima

Gjermania, nën vorbullën e stuhive e reshjeve. Shënohen 3 viktima

Një stuhi e dhunshme u përplas mbi landin jugperëndimor gjerman Baden-Württemberg, duke sjellë me vete shira të rrëmbyer, përmbytje, breshër e rrufe. Peshën kryesore të saj e mbajti qyteti Schwäbisch Gmünd, ku dëmet janë të mëdha.

Autoritetet thonë se një zjarrfikës, i cili doli vullnetar për të shpëtuar një banor të rrëmbyer nga uji, humbi jetën vet, ndërsa personi që ai u përpoq të mbronte është listuar si i zhdukur. “Po përdorim çdo burim që kemi, – tha për mediet një zëdhënës i policisë. – Por situata këtu duket shumë keq”.

Viktima e tretë u shënua në një parkim nëntokësor të qytetit Weissbach, që u përmbyt brenda një kohe të shkurtër nga uji i shiut. Qendra e stuhisë raportohet të ketë qenë në rajonin Ostalb, pranë kufirit me Bavarinë.

Shumë makina në zonë janë mbuluar nga uji dhe punonjësve të ndërhyrjes së shpejtë u është dashur të nxjerrin një numër të konsiderueshëm njerëzish të bllokuar në automjete. Vërshimi i ujërave ka bërë që shumë njerëz në zonë të mos dalin nga shtëpitë apo bizneset e tyre, ndërsa rrugët janë mbyllur mes kaosit të krijuar.

Leave a Reply

%d bloggers like this: