Kronika

Arrestohet drejtori i IMTV-së Lushnje pas denoncimit të “Fiks Fare”

Drejtori i IMTV-së pranë Bashkisë Lushnje është arrestuar për korrupsion pasiv, pas denoncimit të bërë ndaj tij në emisionin “Fiks Fare”.
“Sektori për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë Lushnje, pas një hetimi dy javor, të nisur menjëherë pas një denoncimi të bërë në emisionin investigativ “FIKS FARE”, bënë arrestimin për veprën penale të korrupsionit pasiv të shtetasit Laver Dupi, 52 vjeç, me detyrë Drejtor IMTV pranë Bashkisë Lushnje”, lexohet në komunikatën e policisë.
Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje, pas kërkesës së Prokurorisë dha masën e sigurisë arrest me burg për këtë shtetas, pasi i ka kërkuar 100.000 lekë shtetases me iniciale N.Sh. për ekzekutimin e një vendimi gjyqësor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button