Kronika

Ylli Manjani: Janë identifikuar të paktën 35 gjyqtarët e korruptuar

“Ylli Manjani shpreson ende se këtë vit do të miratohet reforma në gjyqësor për të luftuar korrupsionin”.

Me këtë fjali e nis gazeta “Der Standard” e Austrisë një intervistë me ministrin tonë të Drejtësisë, Ylli Manjani.

I pyetur se sa gjyqtarë janë të korruptuar, ai thotë se mund ti nxjerrë me lehtësi emra te disa prej tyre.

“Shumë lehtë mund të identifikojnë 35 gjyqtarë nga 300. Ne duhet që fillimisht të pastrojmë shtëpinë tonë dhe të ofrojmë shpresën për të ardhmen”, thotë Manjani.

Ai gjithashtu shprehet i bindur se në Parlament mund të sigurohet shumica e mjaftueshme për të ndryshuar Kushtetutën, raporton Panorama.

“Jam i bindur. Qëllimi është që të miratohet para vetës. Opozita duhet të mendojë se kjo nuk është vetëm kërkesë e BE-së, por edhe presion i shoqërisë.

Për shkak se shqiptarët dëshirojnë një reformë gjyqësore. Ne shpresojmë se mund të bindim Komisionin Evropian që të rekomandojë nisjen e negociatave, por nuk mendoj se kjo do të ratifikohet nga shtetet anëtare të BE-së.

Ka shumë skepticizëm. Ka kritika dhe vërejtje që vijnë nga Britania e Madhe, Holanda dhe Gjermania.

I vetmi vend që na ka mbështetur gjithmonë është Austria”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button