Maqedonia

Orav dhe Plomp: Drejtësia e përzgjedhur nuk është e pranueshme për BE

Drejtësia e përzgjedhur dhe faljet nuk janë të pranueshme për BE, kanë porositur sot ambasadori evropian Aivo Orav dhe Wouter Plomp, ambasadori i Holandës, vendit kryesues me BE, në promovimin e sotëm të hulumtimit për sistemin kombëtar për integritet të Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Nëse një vend dëshiron të mbetet demokratik dhe bashkëkohor, të zhvillohet ekonomikisht, ballafaqimi me korrupsionin është me rëndësi thelbësore, sidomos me atë të niveleve të larta. Jemi dëshmitarë të një konfuzioni unik të jashtëzakonshëm me vendimet të cilat merren kohëve të fundit. Ky konfuzion për fat të keq vazhdon edhe më tej. Bashkimi evropian ka deklaruar qartë se drejtësia dhe falja e përzgjedhur nuk janë të pranueshme. BE së bashku me faktorët tjerë ndërkombëtarë e thekson rëndësinë e PSP dhe rolin e gjyqësorit, ka thënë Orav.

Ai udhëzoi në ndërprerje të pengimit të punës PSP.

“I ftojmë të gjithë palët të ndërpresin me pengimin e punës së PSP. I ftojmë të mos pengohet puna e prokurorëve special. Vetëm kështu do të sigurohet sundimi i së drejtës dhe do të ketë drejtësi, ka deklaruar ambasadori Orav.

Ambasadori holandez Plomp ka theksuar që Holanda vërtetë e përkrah demokratizimin dhe luftën për sundim të së drejtës, e cila e nënkupton edhe parimin e barazisë së të gjithëve para ligjit.

“Holanda i jep rëndësi të madhe sundimit të ligjit dhe në mënyrë aktive kontribuon për përmirësim të kësaj sfere në Maqedoni. Vullneti politik është parakusht kyç për këtë. Ajo që ka rëndësi tani është që të gjithë palët e interesuara ta respektojnë sundimin e ligjit, e kjo do të thotë përkrahje për punën e PSP dhe tërheqje e tërësishme e faljes për të gjithë personat të cilat i fali presidenti, ka thënë ambasadori Plomp në promovimin e hulumtimit të sistemit kombëtar për integritet të Maqedonisë, zbatuar nga Transparency International – Maqedoni.

Raporti që u promovua sot është një analizë kuantitative shkencërisht e bazuar, e cila përmban tregues të ndryshëm me të cilët mund të shihet situata në institucionet kyçe në luftën kundër korrupsionit. Përmban 39 rekomandime për mbindërtimin e mekanizmave për përcjellje të përparimit të vendit në luftën kundër korrupsionit, të cilat Komisioni Evropian do ti shfrytëzojë në vlerësimet për Maqedoninë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button