Home / Teknologji / Duhen vërtet 6 GB RAM në celular?

Duhen vërtet 6 GB RAM në celular?

Asus Zenfone 3 dhe ZTE Axon 7 paraqiti celularët me 6 GB Ram, e ndërkohë që plot kompani të tjera premtojnë ta çojnë deri në 8 GB në të ardhmen, me daljen e procesorit Snapdragon 830.

Kjo normalisht ngre pyetjen se çfarë mund të bëjë celulari me aq shumë RAM. Faqja “Pocketnow” është një prej faqeve të shumtave që i kanë ngritur këto debate.

Kompjuterët “desktop” arrijnë të bëjnë punë masive me editime videosh apo punime të ngarkuara grafike duke përdorur 4 GB, 8 GB, 16 GB RAM, sa më shumë aq më mirë. Por a kanë celularët aplikacione që të kërkojnë aq shumë hapësirë?

“Pocketnow” arrin në përfundimin që i vetmi ndryshim që sjell RAM në celularë, është të mbajë më shumë aplikacione ndezur pa e ngadalësuar celularin. Por asnjë aplikacion nuk mund të vërë në punë 6GB Ram, ndaj ndërrimi i një celulari me 2 ose 3GB RAM për një me 6 GB do të ishte krejtësisht i panevojshëm.

Ndërkohë që procesori është ai që vë punën në lëvizje, memorja e brendshme (storage, hard disk) është kujtesa ku pajisja vendos gjithë programet, fotot dhe gjërat që ka në total, RAM është kujtesa e shkurtër e kompjuterit që  mban ndezur vetëm programet që janë hapur njëkohësisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published.