Politika

Holzinger-Meta: Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë një sistem drejtësie të besueshëm

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti sot Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Austrisë, Gerhart Holzinger.

Nëpërmjet një njoftimi për mediat pasditen e të martës bëhet e ditur se Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, priti sot Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Austrisë, Gerhart Holzinger i shoqëruar prej ambasadorit të Austrisë në Tiranë, Johann Sattler dhe Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Bashkim Dedja.

Kryetari i Kuvendit, Meta, u shpreh se marrëdhëniet e Shqipërisë me Austrinë janë shumë të rëndësishme  dhe në këtë kuadër vlerësoi mbështetjen dhe bashkëpunimin mes dy Gjykatave Kushtetuese.

Të dy bashkëbiseduesit, Meta dhe Holzinger, u ndalën kryesisht në reformën e sistemit të drejtësisë në Shqipëri, ku Kryetari i Kuvendit vuri në dukje se miratimi i paketës kushtetuese është në fazën e tij përfundimtare dhe brenda disa javësh pritet të votohet në parlament.

Në përfundim, Meta nënvizoi se Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë një sistem drejtësie të besueshëm, profesional dhe që të reflektojë integritet në vendimet që merren, duke i shërbyer kështu jo vetëm qytetarëve, por edhe klimës së investimeve në vend.

Në këtë drejtim, mbështetja e Austrisë dhe institucioneve të saj merr një dimension të rëndësishëm dhe është veçanërisht e mirëpritur, theksoi ai

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button