Home / Kronika / KLSH kallëzon në prokurori dhjetë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë

KLSH kallëzon në prokurori dhjetë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë

2612-KLSH-525x350Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka kallëzuar në prokurori dhjetë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë të Shtetit të cilët kanë kryer veprime dhe mosveprime të kundërligjshme gjatë ushtrimit të detyrës, duke i shkaktuar dëm Buxhetit të Shtetit në vlerën 228.5 milionë lekë ose mbi 2.2 milionë dollarë.

KLSH bënë me dije se nga auditimi për periudhën Janar 2011- Dhjetor 2013 në Komunën Rremas (Lushnjë), u konstatuan një sërë shkeljesh për të cilat KLSH ka kryer kallëzim penal për 3 zyrtarë, për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Po ashtu, KLSH, ka audituar Komunën Udenisht, Pogradec për periudhën janar 2011-shtator 2013, dhe ka bërë kallëzim penal “Për shpërdorim detyre” për ish-Kryetarin e komunës dhe 2 zyrtarë të tjerë.

Në Komunën Shënkoll (Lezhë), KLSH ka konstatuar shkelje të dispozitave ligjore në fushën e zbatimit të investimeve publike dhe ka kryer kallëzim penal per 2 punonjës

“Për shpërdorim detyre” KLSH ka dorëzuar kallëzim penal edhe për ish-kryetarin e komunës Kodër Thumanë (Krujë) dhe 1 tjetër. nëpunës

Leave a Reply

%d bloggers like this: