Sporti

De Biasi vendos për 23 emrat: Rrahmani, Shala, Gjimnishi dhe Rashica ngelet jashtë

Ka përfunduar pritja e gjatë për 23-shen që do të na përfaqësojë në Europianin e Francës. Gianni De Biasi pas një mbledhjeje të shkurtër rreth orës 21:30 të së martës ku u ka shpjeguar lojtarëve që ka lënë jashtë, Amir Rrahmanit, Milot Rashicës, Berat Gjimshitit dhe Herolind Shalës arsyet, ka bërë publike listën.

U shndërrua në një finale “reality show” zbardhja e emrave, por ka qenë shumë e vështirë edhe për vetë trajnerin që të përcaktonte se kush ishin më pak të vlefshmit për të.

Ndoshta deri diku ka bërë çudi lënia jashtë e emrave si Gjimshiti, një nga mbrojtësit e rinj që De Biazi kishte përzgjedhur, por ka fituar duelin me të me sa duket një emri edhe më i ri, ai i Frederik Veselit.

I shumëpërfoluri i mesfushës, lojtari i Vitesses në Holandë, Milot Rashica, gjithashtu talenti i ekipit shpresa i marrë në ndeshjet e fundit miqësore nga trajneri italian, në fund rezultoi edhe ai i panevojshëm duke i lënë mesfushës kuqezi vetëm mesfushorë tipik, pasi ka hequr të vetmin mesfushor sulmues.

Sa i përket repartit të sulmit, mbeten të përhershmit Cikalleshi, Balaj, Sadiku dhe Gashi.

De Biazi ka bërë publike vetëm letrën me listën e lojtareve duke mos dhënë asnjë koment.

Ditën e mërkurë ai do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore në Austri dhe pas saj rreth mesditës do të japë një konferencë për shtyp për të sqaruar publikisht zgjedhjet e bëra.

Ndërkohë më 2 qershor përfaqësuesja jonë do të niset drejt Italisë ku në Bergamo më një dite me pas, pra më 3 qershor do të luajnë ndeshjen e fundit miqësore prag Europian me Ukrainën.

Lista
Portierë: Etrit Berisha, Alban Hoxha, Orges Shehi.

Mbrojtës: Arlind Ajeti, Nasër Aliji, Mergim Mavraj, Lorik Cana, Elseid Hysaj, Frederik Veseli

Mesfushorë: Ansi Agolli, Ledian Memushaj, Ergys Kaçe, Andi Lila, Migjen Basha, Odise Roshi, Ermir Lenjani,  Taulant Xhaka, Amir Abrashi, Burim Kukeli.

Sulmues: Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi, Armando Sadiku, Shkëlzen Gashi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button