Teknologji

Risitë nga Intel, AMD dhe Nvidia në panairin “Computex”

Në panairin Computex, Tajvan, Intel solli procesorin me 10 bërthama, më të fuqishmin në botë, ndërsa AMD tronditi tregun me kartë grafike super të shpejtë që kushton vetëm 200 dollarë.

Procesori me 10 bërthama fizike i Intel, Broadwell-E i7 9650X është zyrtarisht më i fuqishmi në botë, me 25 MB “L3 cache” dhe me shpejtësi që arrin deri në 5.7 GHz me “overclock”, sipas testuesve. Çmimi është po aq befasues, plot 1723 dollarë.

AMD nuk ndenji prapa por paraqiti procesorin “Zen” me 8 bërthama fizike, si dhe disa modele të tjera për laptopë duke thënë që do të jenë më të shpejtë se i7, por për çmimin nuk u tha gjë.

AMD paraqiti gjithashtu kartat më të reja grafike, duke sjellë për herë të parë teknologjinë 14 nm “Finfet”, me kartën “Radeon RX 480” që do të ofrojë me 200 dollarë atë që ofrojnë sot kartat që kushtojnë 500 dollarë.

Nvidia, ndërkohë, ka pak kohë që ka sjellë për tregun e kompjuterëve kartat grafike GTX 1070 dhe GTX 1080, të cilat kanë mahnitur me shpejtësinë, por mbetet për t’u parë se sa do t’i konkurrojë AMD me çmimin.

Ndërkohë, për ta bërë luftën edhe më interesante, “Digital Storm” futi në treg kompjuterin e njëtrupshëm “Aura 34 AIO” (foto 2 dhe 3). Me ekran 34″, karte grafike Nvidia GTX 1080 dhe CPU Intel 10 core, kompjuter që premton të përballojë gjithçka pa asnjë sforcim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button