Home / Teknologji / Celulari me Android që bën 14.000 dollarë

Celulari me Android që bën 14.000 dollarë

Kompania “Sirin Labs” ka hedhur në treg celularin që thonë se ofron siguri të nivelit ushtarak dhe synon biznesmenët të cilët kanë sekrete për të ruajtur.

Celulari ka procesor Snapdragon 810 me 2 GHz shpejtësi dhe 8 bërthama, 4 GB RAM, 128 GB memorie të brendshme, pesë antena me shpejtësi të lartë interneti, kamera 23.8 MP, është veshur me lëkurë italiane dhe ka sensorë me shenja gishtash.

Këto parametra janë të mira, por çmimi 14.000 dollarë justifikohet vetëm nga sistemi i lartë i sigurisë që mundësohet nëpërmjet një teknologjie që, sipas kompanisë, është i njëjti që përdor ushtria amerikane.

Celulari ka ngjallur besim dhe investuesit kanë ofruar 72 milionë dollarë për zhvillimin e mëtejshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published.