Maqedonia

Strategjia e re reformuese e administratës publike të Maqedonisë do të jetë gati në shtator

Në konferencën për shtyp të zv. ministrit për shoqëri informatike dhe administratë, Timço Mucunski, u tha se është duke u përgatitur drafti për Strategjinë e re të reformave në administratën publike, për periudhën e ardhshme pesëvjeçare, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai bëri të ditur se është formuar një gup pune ndërresoriale dhe nëngrupe të cilët janë të obliguar të punojnë në pesë sfera tematike, të përcaktuara sipas porosive dhe analizave të SIGMA/OECD-së.

Bëhet fjalë për sferat e zhvillimit të politikave, planifikimit dhe bashkërendimit strategjik, menaxhimi me burimet njerëzore, shërbimet publike dhe mbështetja informatike teknologjike për administratën, organizimin e pushtetit vendor, pushtetit qendro, vetëqeverisjes lokale, si edhe të antikorrupsionit, transparencës dhe përgjegjësisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button