Home / Politika / Presidenti Nishani në Samitin e Liderëve të Europës Juglindore

Presidenti Nishani në Samitin e Liderëve të Europës Juglindore

I themeluar 20 vite më parë Samiti i Liderëve të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore, ka mbajtur takimin e radhës në Bullgari ku i pranishëm ishte Presidenti Bujar Nishani.

Duke vlerësuar këtë Samit, Nishani theksoi se takimet e shpeshta mes liderëve të rajonit kanë krijuar mundësinë për të diskutuar çështje shumë të rëndësishme, që nga sfidat që lidhen me proceset integruese, e deri tek lufta kundër terrorizmit apo përballjen e flukseve migratore në rrugëkalimin Ballkanik.

Në mbyllje të Samitit, liderët pjesëmarrës miratuan një deklaratë të përbashkë,  ku theksuan rolin e rëndësishëm të Samitit në procesin e integrimit europian të rajonit, si dhe angazhimin për të forcuar më tej bashkëpunimin dhe adresuar sfidat dhe kërcënimet e reja për sigurinë dhe stabilitetin e Europes Juglindore, duke theksuar dhe rolin e NATO-s dhe të OSBE-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.