Ekonomia

Bankers Petroleum, përfundon shitja te kinezët e Geo-Jade

Bankers Petroleum njoftoi miratimin nga ana e aksionerëve të marrëveshjes së propozuar me degën e Geo-Jade Petroleum Corporation. Në bazë të marrëveshjes, Geo-Jade do të blejë të gjitha aksionet e emetuara dhe të përbashkëta të Bankers përmes degëve të saj me një çmim prej 2.20 dollarë për aksion.
Marrëveshja u miratua nga 97% e votave të aksionerëve të pranishëm personalisht ose të përfaqësuar me prokurë në takimin e veçantë të aksionerëve.

Bankers njoftoi se përfundimi i Marrëveshjes është subjekt i miratimeve rregullatore mbështetur në Aktin e Investimeve Kanada dhe Administratën Kineze Shtetërore të Këmbimit Valutor (SAFE). Bankers është informuar ndërkohë se Industry Canada që operon nën Aktin e Investimeve Kanada e ka zgjatur afatin për shqyrtimin e marrëveshjes deri më 27 qershor 2016.

Për shkak të kësaj zgjatjeje, kompania tani parashikon mbylljen e marrëveshjes në fund të qershorit ose në fillim të korrikut. Pas përfundimit të marrëveshjes aksionet Bankers do të çregjistrohen nga bursa e Torontos (“TSX”) dhe nga Bursa AIM e Londrës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button