Kronika

Privatizimi i Karaburunit, ndalohen edhe 3 shtetas të tjerë

Në vijim të hetimeve që janë duke u zhvilluar nga ana e Prokurorisë Vlorë, në bazë të të cilave u sekuestruan 220 ha truall në Karaburun, mbrëmjen e së mërkurës janë ndaluar shtetasit edhe 3 shtetas të tjerë.
Bëhet fjalë për Blerina Dhramin, ish-nëpunëse e ZVRPP Vlorë, aktualisht me funksion avokate në qytetin e Vlorës; Rajmond Mezi, personi në emër të të cilit është regjistruar prona dhe Donika Besimaj, me detyrë përgjegjëse e arshivës pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.
Personat e mësipërm janë ndaluar si të dyshuar për kryerjen e veprave penale të falsifikimit të dokumentave e kryer më shumë se një herë, në bashkëpunim, shpërdorim detyre dhe pastrim i produkteve të vepres penale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button