Kronika

Virusi “Ebola”, MSH-ja shton masat në aeroport: Asnjë rast në Shqipëri

virus-ebola-320x179Virusi vdekjeprurës “Ebola”, i cili është shfaqur në disa vende të botës, duke shkaktuar vdekjen e qindra personave, sidomos në zonën e Afrikës, ka detyruar Ministrinë e Shëndetësisë të përforcojë masat në aeroportin e Rinasit.

Kryeinspektori i shëndetësisë, Eltar Deda, ka theksuar, se për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm nga shtetasit evropianë apo afrikanë që hyjnë në Rinas, MSH-ja ka shtuar masat në aeroportin e kryeqytetit.

“Në radhë të parë dua të them se duhen shmangur udhëtimet në zonat e prekura, sepse rreziku është shumë i lartë, – tha Deda. – Nuk ka vend për panik për shtetasit shqiptarë. Kemi shtuar bashkëpunimin me policinë doganore dhe “Albcontrol”. Këto kontrolle, kanë si qëllim parandalimin e shfaqjes së rrezikut. Nëse do të ketë raste të virusit, do t’i izolojmë, ndonëse në Shqipëri nuk ka asnjë rast të prekur me këtë virus”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button