Home / Europa / Fryhet Sena, Parisi në alarm

Fryhet Sena, Parisi në alarm

Niveli i ujërave të përmbytjeve pritet që të arrijë kulmin sot në Paris, me lumin Senë që është parashikuar të kalojë me 6 metra nivelin e tij normal. Muzetë me famë botërore të Luvrit dhe Orsei janë mbyllur në mënyrë që stafi i tyre të sigurojë veprat e paçmueshme artistike.

Përmbytjet e ditëve të fundit në Francë dhe Gjermani kanë shkaktuar 11 viktima dhe kanë detyruar me mijëra njerëz që të braktisin shtëpitë e tyre. Metereologët ndërkohë kanë parashikuar reshje të dendura gjatë fundjavës në Evropë, duke dhënë alarmin se situata emergjente nuk ka kaluar ende.

Presidenti francez François Hollande, i cili tha se moti ishte një fenomen serioz i ndryshimeve klimaterike dhe një sfidë botërore, pritet që të shpallë gjendjen e katastrofës natyrore në zonat e goditura më rëndë, diçka që do t’i hapë rrugën fondeve të emergjecës.

Në Paris ndërkohë janë ndërtuar barrikada emergjence përgjatë Senës për t’u përballur me furinë e lumit. Situatë e rëndë edhe në Gjermani, ku janë shënuar shumica e viktimave të motit të keq në Evropë, 9 prej tyre, ndërsa disa të tjerë janë shpallur të humbur.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se vendi po mbante zi për viktimat, ndërsa po merren të gjitha masat për t’u përballur me situatën. Si pasojë e motit të keq, probleme janë shfaqur edhe në Belgjikë e Poloni.

Leave a Reply

%d bloggers like this: