Home / roze / “Jam me fat që jam gjallë!”

“Jam me fat që jam gjallë!”

Dominic Purcell ka thyer hundën në dy vende pasi një shufër hekuri i ra në kokë gjatë xhirimeve të filmit “Prison Break” në Marok.

Lajmin e dha vetë aktori, duke postuar foto të dëmtimeve të tij në rrjetet sociale.

46-vjeçari u dërgua me helikopter nga Marrakeshi në një spital të Kazablankës për të marrë trajtim urgjent mjekësor.

Në Instagram, Dominic shkroi: “Një aksident i vogël në sheshxhirim. Haha! Do të kthehem në punë sa më shpejt të jetë e mundur. Është mirë kur e ke kokën të fortë. Një shufër hekuri më ra nga sipër, duke më çarë kokën dhe duke më thyer në dy vende hundën. Haha. Bëra operacion në hundë falas….. Jam me fat që jam gjallë”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: