Home / Kronika / Trafiku i njerëzve, KiE: Ka arritje, por duhet më shumë për viktimat

Trafiku i njerëzve, KiE: Ka arritje, por duhet më shumë për viktimat

Shqipëria ka bërë progres thuhet në raportin e dytë të grupit të ekspertëve të Këshillit të Europës kundër trafikimit të qënieve njerëzore për vendin tonë, por lipsen përmirësime.

Hapa përpara janë shënuar në disa drejtime duke nisur nga avancimin në kuadrin ligjore për luftën kundër trafikimit në një linjë me rekomandimet e menjëhershme të këtij grupi, i cili raportin e tij të parë për vendin tonë e paraqiti dhjetorin e 2011-s.

Dënimet janë bërë më të ashpra, vërejnë ekspertët, dispozitat ligjore për garantimin e një periudhe rikuperimi dhe reflektimi si dhe lejet e rezidencës për viktimat e këtij fenomeni janë aprovuar.

Grupi i ekspertëve i Këshillit të Evropës mbi Masat kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore (GRETA) i përshëndet dhe përpjekjet e bëra sa i takon forcimit të përfshirjes së elementëve të rëndësishëm në aksion anti-trafik, duke ofruar trajnime e duke ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit në tërësi.

Por, nevojiten megjithatë edhe përmirësime. Grupi kërkon të merren masa të mëtejshme për parandalimin e trafikimit, ku të hyjnë dhe masat kundër dhunës gjinore si dhe shkurajimin e kërkesës për shërbimet e personave të trafikuar për çdo lloj forme shfrytëzimi.

Autoritetet shqiptare, thuhet më tej, duhet të përshkallëzojnë përpjekjet e tyre për parandalimin dhe pikasjen e rasteve të trafikimit gjatë kontrolleve kufitare, duke i kushtuar vëmendje të veçantë sidomos fëmijëve të pashoqëruar nga të rritur.

Greta apelon gjithashtu për përmirësimin e masave të identifikimit të viktimave të trafikimit duke kërkuar të bëhet më shumë kujdes për zbulimin e tyre mes refugjatëve pa dokumente dhe azilkërkuesve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.