Amerika

SHBA, treni del nga shinat, përfshihet nga flakët

Një tren që transportonte karburant doli nga shinat teksa udhëtonte pranë lumit Columbia në Oregon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e u përfshi nga flakët.

Nga i pari aksident i rëndë hekurudhor në një vit që përfshin naftën nuk pati të lënduar, por treni vazhdoi të digjej për mbi gjashtë orë tregojnë zyrtarë vendas.

Ngjarja nxiti menjëherë thirrjet për rregulla më të forta sa i takon mbrojtjes së komuniteteve nga aksidente të kësaj natyre, që janë me rrezikshmëri shumë të lartë për ta.

“Në këtë pikë mund të raportoj se nga ky episod nuk ka vdekje e të lënduar dhe as humbje strukturore. Punonjës lokalë, shtetërorë e federalë janë angazhuar në operacionin e fashitjes së zjarrit e ftohjes së trenit, por duket se kjo do të vazhdojë gjatë”, tha Kate Broën, guvernatore e Oregonit.

Kompania “Union Pacific”, së cilës i përket treni në fjalë, njoftoi se 11 prej 96 vagonëve të tij kishin dalë nga shinat 110 km në lindje të Portlandit, pranë qytetit të vogël Mosier.

Nafta ka nisur të derdhet nga njeri prej vagonëve të përmbysur e pastaj kanë marrë flakë dhe të tjerët.

Që prej 2008-ës ka pasur të paktën 10 devijime të mëdha trenash cisternë në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, përfshirë këtu dhe katastrofën e korrikut 2013 në një fshat të Kebekut që i mori jetën 47 personash.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button