Home / Europa / Përmbytjet në Paris, lumi Sena arrin nivelin më të lartë në 30 vite

Përmbytjet në Paris, lumi Sena arrin nivelin më të lartë në 30 vite

Lumi i Senës në Paris ka mbërritur nivelin më të lartë të 30 viteve të fundit duke detyruar autoritetet të mbyllin pjesërisht sistemin e metrosë dhe dy muzetë e famshëm, të Luvrit e të Orsejës.

Punonjësit e tyre i lëvizën thesaret e këtyre muzeve nga bodrumet nëntokësore për në katet më të larta, pasi ujërat e Senës arritën, siç ishte paralajmëruar në 6,5 metra.

Për turistët e ndodhur në kryeqytetin francez me shpresën të shihnin disa prej veprave më me vlerë artistike të botës, zhgënjimi ishte i madh.

Të paktën 15 vetë kanë gjetur vdekjen nga moti i keq në mbarë Europën Qendrore.

Dy nga viktimat janë në Francë, 10 në Gjermaninë e jugut, 2 kanë humbur jetën në Rumani e një në Belgjikë. Stuhi të forta janë përplasur edhe mbi Austrinë, Holandë e Poloni.

Përmbytjet e Parisit, sipas vendasve, ngjasojnë me ato të vitit 1910 që shënuan rekord në historinë e Francës.

Ushtria është mobilizuar në pikat më të rëndësishme, duke përfshirë aeroportin Orli për të evakuuar banorët e bllokuar. Autoritetet thonë se ndoshta do të duhen disa javë që ujërat të largohen.

Leave a Reply

%d bloggers like this: