Bota

Unicef: 400.000 fëmijë në Gaza vuajnë nga traumat

unicef-400-000-f-euml-mij-euml-n-euml-gaza-vuajn-euml-nga-traumat_hdMë shumë se 400 fëmijë janë vrarë në sulmet e Izraelit në Gaza, dhe pothuajse 400.000 të tjerë kanë mbetur të traumatizuar dhe po përballen me një të ardhme jashtëzakonisht të zymtë, thotë një zyrtare e lartë e UNICEF-it në Gaza.

Pernille Ironside, drejtoreshë e zyrës së Unicefit në Gaza, tha se do të jetë shumë e vështirë për të stabilizuar fëmijët nga traumat e marra.

“Si mund të presim që prindërit dhe kujdestarët të kujdesen për fëmijët e tyre, kur ata vetë mezi po arrijnë të mbijetojnë?

“Si mund të përballet një shoqëri me gjithë këto vështirësi? Kjo është një plagë e thellë, tha Ironside me telefon, duke folur një konferencë të OKB-së në Gjenevë.

Rreth 408 fëmijë palestinezë janë raportuar të jenë vrarë. Më shumë se 70 për qind e 251 djemve dhe 157 vajzave të vrarë ishin 12 vjeçar apo më të rinj.

UNICEF vlerëson se rreth 373.000 fëmijë kanë pasur përvojë direkte të traumave dhe kërkojnë mbështetje të menjëhershme psiko-sociale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button