SportiSporti ne bote

Djokovic fiton “Roland Garros”

Pas 3 finaleve të humbura në dheun francez, më në fund Novak Djokovic fiton për herë të parë në karrierë turneun Roland Garros duke u bërë tenisti i 8 në histori që merr trofe në të 4 turnetë më të rëndësishëm në tenis.

Serbi mundi në finale 3-1 me sete skocezin Andy Murray, duke e kaluar dhe shifrën e 100 milionë dollarëve të fituar nga sukseset në tenis.

“Kjo është dita më e bukur në karrierën time, pasi po ndjej gjëra të cilat nuk i kam përjetuar më parë”, u shpreh Djokovic pas fitores.

Për Djokovic ky është trofeu i 12 i fituar në Grand Slam, pasi më parë serbi kishte fituar 6 herë Australian Open, tre herë në Wimbledon dhe në dy herë në US Open.

Ndërkohë për britanikun Murray kjo është finalja e tetë e humbur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button