Kronika

Akuza të reja ndaj Martin Shkrelit

Shqiptaro-amerikani që u kthye në personin më të urryer në SHBA, Martin Shkreli, do të përballet me akuza të reja për mashtrim të investitorëve në një prej kompanive të të tij të ilaçeve.

Shkreli, i cili u bë i njohur botërisht për ngritjen e çmimeve të ilaçeve të HIV-AIDS dhe kancerit në SHBA është paditur së bashku me ish-avokatin e tij, Evan Greebel, për kohën kur drejtonte “Retrophin Inc”.

Dyshja është akuzuar për shpërndarje të aksioneve tek shtatë punonjës të kompanisë, në mënyrë për të fshehur pronësinë që Shkreli kishte mbi të.

Shkreli, i cili ishte drejtues i Retrophin derisa u largua nga bordi në vitin 2014, është akuzuar më herët për plaçkitjen e pasurive të  kësaj kompanisë për të paguar borxhet.

Prokurorët thonë se Shkreli ka humbur paratë e investitorëve të tij dhe pastaj u përpoq për të përdorur asetet nga Retrophin në mënyrë që t’i paguajë ata, duke krijuar një skemë mashtrimi me vlerë 11 milion dollarë.

Por 32-vjeçari doli i pafajshëm në lidhje me këto akuza, ndërsa pritet që tashmë të dalë para gjykatës së Brooklyn javën e ardhshme për t’u përballur me akuzat e reja.

Martin Shkreli u bë një nga personat më të urryer në Amerikë pasi “Turing Pharmaceuticals”, kompania që ai themeloi në vitin 2014 pas u largua nga Retrophin, bleu asetet e Daraprim dhe rriti brenda natës me mbi 50 herë çmimin e një ilaçi të rëndësishëm për trajtimin e HIV-AIDS dhe kancerit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button