Home / Kronika / Aksident në Rrugën e Kombit, motori del nga rruga, humb jetën drejtuesi

Aksident në Rrugën e Kombit, motori del nga rruga, humb jetën drejtuesi

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e së dielës në Rrugën e Kombit, saktësisht në aksin Rrëshen-Kukës, pranë fshatit Gziq.

Sipas informacioneve të fundit, 31-vjeçari Leonard Mamaga, duke drejtuar një motor ka rrëshqitur ku është përplasur me trafikndarësin dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Autoritetet njoftuan se Mamaga, banues në Tiranë, po kthehej nga Kosova me një grup motoristësh.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbulimin e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: