Qeveritare

Peleshi: Reforma territoriale, instrument me rëndësi në zhvillimin harmonik të vendit

Zevendeskryeministri-Niko-Peleshi-ne-perurimin-e-rruges-Bajram-Curri-Markaj1-428x350Zëvendëskryeministri, Niko Peleshi, i cili ishte sot i pranishëm në inagurimin e rrugës Bajram Curri-Markaj, e konsideroi reformën territoriale një instrument të rëndësishëm për të nxitur një zhvillim harmonik të rajoneve të ndryshme të vendit.
Sipas zv/kryeministrit, reforma territoriale nuk është thjesht një tekë për të bërë një hartë tjetër, apo për të ndryshuar kufijtë, por ajo është bërë që Shqipëria të zhvillohet në të gjithë pjesët e saj.
“Kjo reformë nuk do të zhvillohet vetëm në kryeqytet dhe as vetëm në bregdet. Shqiptarët duhet të ndihen mirë e të jetojnë mirë edhe në Tropojë, edhe në Sarandë, edhe në Konispol dhe gjithandej. Por, kjo nuk bëhet me një fjalë goje dhe as me ca rrugë”, u shpreh Peleshi.
Një nga ankesat kryesore të banorëve të zonës, e diskutuar në takimin me zv/kryeministrin në Tropojë, ishte mungesa e politikave të zhvillimit dhe e vëmendjes së shtetit për të ndihmuar rritjen ekonomike të zonës. Peleshi sqaroi se më shumë sesa për inagurimin e rrugës kanë ardhur këtu për këto çështje.
“Ne na intereson të dimë sesi janë potencialet e zhvillimit ekonomik të zonës dhe sesi mund t’ju mbështesim, jo vetëm me infrastrukturë, por dhe me projekte të tjera”, tha ai.

Zevendeskryeministri Niko Peleshi ne perurimin e rruges Bajram Curri - Markaj (1)
“Më shumë sesa rruga, ne duhet të ulemi e të flasim për plane zhvillimi ku të futet bujqësia, ekonomia dhe të gjithë mundësitë e biznesit, sidomos turizmi që është shumë i rëndësishëm”, shtoi zv/kryeministri.
Një tjetër shqetësim i shprehur nga banorët lidhej me rrugën Kukës-Tropojë, e cila është në gjendje të keqe, duke vështirësuar shumë komunikimin e Tropojës me pjesën tjetër të vendit.
Prefekti i Kukësit, Safet Gjici, i pranishëm në inagurimin e rrugës Bajram Curri-Markaj i siguroi banorët se tashmë po punohet për zgjidhjen e këtij problemi.
“Me punimet që po ecin besoj se do të hedhim një shtresë deri në fund të vitit. Kjo do të jetë gjë e mirë për Tropojën, sepse do të shkurtojë një pjesë të mirë të rrugës”, tha prefekti i Kukësit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button