roze

Aktorja Helen Mirren: Sa mirë që kanë dalë në modë të pasmet

Është sulmuar shumë për “selfie”-t e saj nudo, por Kim Kardashian ka një mbështetëse të madhe në atë që bën: aktoren veterane Helen Mirren.

Britanikja 70-vjeçare e ka vlerësuar 35-vjeçaren për shkak se ka kaluar kufijtë në lidhje me vetëbesimin që duhet të ketë një femër për trupin e saj, duke e quajtur Kimin si një shembull për femrat e bëshme.

Duke folur për “The Sunday Telegraph”, Helen tha: “Nuk jam e fiksuar pas familjes Kardashian. Është një fenomen që nuk më duket interesant aspak, por është i mrekullueshëm fakti që sot kanë dalë në modë të pasmet. Për këtë duhet të falenderojmë Kim Kardashianin dhe Jennifer Lopezin”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button