Politika

Basha: Rama synon kapjen e sistemit

Mungesa e kompromisit për reformën në drejtësi lidhet me një pikë të vetme, që Lulzim Basha thotë se është propozim i ekspertëve të OPDAT dhe Euralius, e që ka të bëjë me vendet e rezervuara në institucionet e reja.
Kjo, sipas Lulzim Bashës, që doli para mediave fill pas fjalës së Kryeministrit Rama, është e sanksionuar edhe në rekomandimet e Venecias.
“Erdha sot në këtë takim me përfaqësuesit më të lartë të maxhorancës me vullnetin për të kërkuar dhe ofruar zgjidhje, që do t’u japim shqiptarëve një drejtësi që lufton dhe nuk mbron korrupsionin dhe krimin e organizuar. Kapja politike është korrupsioni i korrupsionëve, baza e çdo të keqeje. Prej muajit shkurt pd ka pranuar versionin e vendeve të rezervuara, të propozuar nga OPDAT dhe Euralius dhe të sanksionuar nga Venecia, që vështirëson në ekstrem kapjen politike të institucioneve të reja të drejtësisë”, tha ai.
PD ka hedhur në tryezë dy shqetësimet e veta, arkitekturën e sistemti dhe vendimarrjen. Sa i takon pyetjes se kush po e pengon reformën, opozita ka një tjetër qëndrim nga ai i Kryeministrit.
“Me siguri kryeministri ka shprehur këtu që është PD ajo që pengon reformën. Faktet tregojnë të kundërtën. Sot detajuam para kryeministrit propozimin tonë bazuar mbi rrugëzgjidhjen që vendet e rezervuara. Kryeministri nuk pati asnjë argument kundër kësaj, thjesht nuk i pëlqen. Kjo është kapriço dhe mungesë vullneti që t’i japësh vendit reformën në drejtësi së bashku me opozitën”, u shpreh ai.
Basha pati edhe një mesazh për deklaratën e Edi Ramës që tha se pas këtij takimi ka përfunduar edhe koha për Partinë Demokratike dhe se drafti do të dërgohet për votim në Kuvend.
“Çdo dërgim do të takohet atje me dështimin e sigurtë dhe çdo dështim do të thotë shtyrje e reformës në drejtësi. Ky ka qenë qëllimi i maxhorancës prej fillimit. Kemi dyshime që qeverisja aktuale e zhytur në korrupsion dhe krim është e interesuar në krijimin e një drejtësie të pakontrolluar”, thotë Basha.

Related Articles

Nje koment

  1. Basha, qe jini genjeshtare, hipokrit, mashtrus, kjo duket edhe ne takimet me qytetare te nd, rushem nga jugu ne veri. Simbas mashtrimit tuaj, po te vini ju ne pushtet, shqiptaret, do kene pune, ritje rrogash, pennsjonesh, falje dhe mosepagim dritash, ndimat per bujqesine do vershojne si lume etj. Edhe ne rastin konkret te deshtimit te takimit fajesoni Kryeministrin Rama sikur kerkon te kape drejtesine. O e kini te kapur ju drejtesine, ose ska vend ne rejon e me gjere. GJithe drejtusit kryesore, ne prokurori, gjukata, jane te emreruar e miratuar nga Sali Berisha, prandaj dhe e mbrojne dhe se hetojne as ate dhe as te tjere qe jane akuzuar pergjithefare krimesh. Tani na shpike nje teori tjeter, ne vend ta shkeputi vartesine nga partite politike, proozon, parcelizimin e saje, kjo dote thote ta lesh drejtesine atje ku eshte, e kooruptuar, e degjeneruar dhe e varur teresisht nga PD. Me kleckat qe nxjerin ne cdo jave dhe qendrimet destruktive qe mbajne deshmojne boterisht se jane kunder rreformes dhe nderkombatareve qe kane mbi nje vite qe punijne per miratimi e saje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button