Politika

Basha: “Vendet e rezervuara” u propozua nga OPDAT e u pranua nga Rama

Lulzim Basha u ka deklaruar deputetëve demokratë një ditë pas takimit me kreun e mazhorancës se këmbëngulja e demokratëve për emërimet me formulën e vendeve të rezervuara është e bazuar në një marrëveshje të muajve më parë.

Mësohet që Basha të ketë theksuar se kjo formulë është propozuar pikërisht nga eksperti i OPDAT-it të Shteteve të Bashkuara të Ameriëks, që në nëntor dhe është pranuar nga kryeministri Rama gjatë negociatave me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan. Basha u sjell deputetëve në vëmendje drekën me Berishën në rezidencën e ambasadorit amerikan ku u është thënë të zgjedhin një prej opsioneve ndër të cilat figuronte dhe ajo me vende të rezervuara.

“Ju zgjidheni një që siguron moskapjen politike dhe ne do e detyrojmë Ramën ta pranojë. Më 3 shkurt Lu çoi e-mail që janë 5 opsione ndër të cilat dhe vendet e rezervuara. Më 14 shkurt ambasadorit i kthehet përgjigje me e-mail që në jemi për vendet e rezervuara. Më 17 shkurt kjo i komunikohet Partisë Socialiste. Të gjitha janë me e-mail me ambasadorin Lu dhe n.q.s. është e nevojshme do të publikohen”

Ky pozicion u konfirmua para gazetarëve nga ish-kryeministri Berisha, i cili akuzoi pëfaqësuesin ndërkombëtar se nuk i ka thënë të vërtetën qeverisë së tij.
“Për çdo shqiptar që i thotë dritës së diellit dritë, të vërtetës të vërtetë, opozita mbrëmë votoi reformën. E refuzoi kategorikisht njeriu që shkoi me një a dy fjalime në xhep. Opozita votoi variantin që ia kanë kërkuar ndërkombëtarët, që e kanë sugjeruar ata, që ia kanë premtuar ndërkombëtarët, votoi variantin që ua ka sugjeruar ndërkombëtarëve Edi Rama. Kjo është e vërteta absolute.  Të gjitha të tjerat janë trillime, mashtrime të paskrupullta të cilitdo që t’i bëjë. Se duhet të them që është mjerane kur një përfaqësues ndërkombëtar i raporton qeverisë së tij të kundërtën e asaj që ka thëne vetë. Por kjo botë eshtë transparente”.
Mësohet se kreu demokrat Basha u ka thënë deputetëve se Ndihmës Sekretarja e Shtetit, Nuland dhe zyra e kancelares Merkel janë të qartë për këtë pozicion të Partisë Demokratike.
“Ne kemi qenë të qartë në këtë proces, ne kemi kërkuar konsensus. Si Nuland dhe këshilltari i kancelares Merkel që fola të hënën në orën 2 e 15 minuta në telefon janë të qartë: Këtë formulë e ka propozuar Rama e ka konfirmuar Venecia e ne po kërkojmë atë që është rënë dakort”
Kështu Lulzim Basha i ka dhënë përgjigje edhe deputetit Eduar Selami i cili gjatë diskutimeve në grup pyeti nëse qëndrimi i opozitës çon në përplasje me ndërkombëtarët, duke sjellë në vëmendje dhe deklaratën e Federika Mogerinit që i parapriu takimit Rama-Basha. Sipas Bashës deklarata e shefes së politikës për politikë të jashtme është shkruar në Tiranë dhe akuzoi ambasadoren Romana Vlahutin si të pozicionuar qartë për krahun tjetër të politikës.
E ndërsa u ka sqaruar gjithë situatën mbi çështjen që ndan palët, formulën e emërimeve në drejtësi, Basha ka paralajmëruar deputetët e tij e të opozitës në tërësi se çfarë ndodh qoftë dhe me një rrjedhje vote majtas për këtë reformë.
“Unë jam i sigurt që asnjë deputet PD nuk trafikon votën, por po ndodhi kjo atëherë është fundi parlamentarizmit. Ne jemi opozitë që kërkon consensus, por nëqofë se edhe nje deputet i PD-së voton, ne kalojmë në përballje totale deri në djegie mandatesh, deri sa të zgjidhen institucionet e reja me zgjedhje te lira e të ndershme. Nëse mazhoranca trafikon qoftë dhe nëj deputet të oppoziotës, opozita djeg mandatet”.
Ditët e fundit kryeministri Rama kërkon që emërimet në drejtësi të bëhen me 94 vota, ndërsa demokratë kanë propozuar që për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, anëtarët jo gjyqtarë zgjidhen nga Kuvendi, sipas metodës së kuotave të rezervuara, ku 2 anëtarë përzgjidhen nga lista e mbështetur nga shumica parlamentare, 2 anëtarë përzgjidhen nga lista e mbështetur nga pakica parlamentare dhe 1 anëtar zgjidhet me tre të pestat e votave me propozim të shoqërisë civile, që përzgjidhet nga lista e kandidatëve të renditur nga Gjykata Kushtetuese.

Related Articles

Nje koment

  1. Duke lexuar kete artikull, deklararaten e zotit Basha, vec justifikimeve per zvaritjen e dhe mosemiratimin e rreformes ne drejtesi, ska shqiptare te mose e kete kuptuar, qe kush e e zvarit dhe e kundershton rreformen, ajo ka nje emer qe quhet PD, e komanduar nga Sali Berisha. Pore ajo qe na cudite, te madh e te vogel, brenda e jashte Atdheut, eshte vendimi antidemokrarik, kriminal, qe ben sali Berisha dhe Lulezim Basha, se neqofte se nje apo disa deputete votojne majtas , per miratimin e rreformes, sic kerkojne SHBA, BE, dhe mazhoranca, dotu hiqet mandati i deputetit. Kjo na kujton kohen e diktatorit Hoxha, qe kushe kritikonte sadopak, vijen e partise perjashtohej nga partia, burgosej, dhe pushkatohej. Basha sote me kete deklarate e njgjalli diktatorin Hoxha dhe i vuri kazmen fjales se lire, bindjes personale per te dhene voten ne interes te vendit dhe te ardhemes se qytetareve, qe mezi presin miratimin e kesaj rreforme dhe hapjen e drites jeshile per tu bere pjese e BE. Ky eshte nje akt i turpshem qe vetem ne vendet diktatorjale ben vaki. Me kete vendim Saliu dhe Basha, po ja kalojne edhe Kim Jongut te Korese te veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button