Rajoni

Vuçiq kërkon bashkëqeverisje me Radikalët, Sheshel i kërkon largim nga BE-ja

Aleksander Vuçiq, mandatar për themelimin e Qeverisë së re nga Partia Progresiste Serbe, e ka thirrur në takim kryetarin e Radikalëve, Vojislav Sheshel, për t’u konsultuar rreth një bashkëpunimi të mundshëm për formimin e qeverisë së re, shkruan Vecernje Novosti.

Por, siç raporton gazeta serbe, Sheshel ka pranuar të bashkëqeveris me Vuçiq-in vetëm nëse ai pranon të heqë dorë nga politikat e tij pro Bashkimit Europian.

“Ne jemi të gatshëm për të bashkëpunuar në qoftë se ai (Vuçiq) dhe qeveria e tij do të braktiste politikën e anëtarësimit të Serbisë në BE dhe do t’i kthehej bashkëpunimit me Rusinë”, tha Sheshel.

Vuçiq pos me Sheshel-in është takuar edhe me të gjitha partitë tjera politike që kanë arritur të kalojnë pragun dhe të futen në Parlamentin e Serbisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button