Home / Politika / Mbyllja e Universiteteve, Arvizu: SHBA mbështet reformën në arsim

Mbyllja e Universiteteve, Arvizu: SHBA mbështet reformën në arsim

arvizu-1-320x211Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu, ka theksuar mbështetjen e SHBA-së për reformën në arsim si dhe vendimin e fundit për mbylljen e disa univeristeteve private dhe publike në Shqipëri.

Ambasadori amerikan, Alksandër Arvizu, në një postim në rrjetin social Twitter, ka përshëndetur nismën e ministres Lindita Nikolla, duke thënë se është e guximshme.

“Shqipëria ka plotë ekspertizë ku mund të mbështetet. Shumë profesorë e studentë bëjnë punë të shkëlqyer në Shqipëri. Ata meritojnë një sistem që të ketë reputacion që të përputhet me përkushtimin e tyre. Mbështesim nismën e guximshme të ministres Nikolla për reformën në arsimin e lartë. Situata e tanishme është e pafat dhe do kërkojë vite përpjekjesh këmbëngulëse. Reforma e universiteteve publike është edhe më kritike, por kjo nisëm është një fillim i mire”, shkruhet në Twitter-in e Ambasadën e SHBA në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.