Bota

Gjobë rekord prej 16 miliardë dollarësh kundër “Bank of America”

ee177-e1407401294705Autoritetet amerikane dhe “Bank of America” arritën një marrëveshje sipas së cilës ky institucion financiar do të paguajë një gjobë prej 16 deri në 17 miliardë dollarë, një rekor, për të regulluar një konflikt që ka filluar në periudhën e krizës financiare.

“Kjo marrëvshje do të publikohet javën tjetër”, njoftoi një burim pranë dosjes duke konfirmuar disa informacione të dala pak më herët në median amerikane.

Shuma e kësaj gjobe fnanciare do të jetë më e larta e paguar ndonjë herë nga një bankë në SHBA.

Rekordi aktualisht mbahet nga banka “JPMorgan Chase”, që kishte pranuar të paguante një gjobë prej 13 miliardë dollarë nëntorin e kaluar për të evituar një ndjekje penale mbi një dosje që kishte të bënte me kredi mbi pasuritë e patundhsme në rrezik, në fillim të krizës në vitin 2008.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button