Politika

Gjosha: Reforma në drejtësi, e nevojshme për vendin

Minstrja e Integrimit Klajda Gjosha deklaroi në Komitetin e Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE se “reforma në drejtësi është e nevojshme për vendin dhe për qytetarët tanë”.

“Shqipëria nuk ka kohë për të humbur. Vendit i duhet reforma dhe ajo duhet të finalizohet sa më shpejt”, shtoi Gjosha.

Ditën e djeshme, Partia Demokratike nuk replikoi drejtëpërsëdrejti me Ambasadën Amerikane, por publikoi dy emaile që tregojnë komunikimin në muajin shkurt mes opozitës dhe ekspertëve amerikanë në lidhje me reformën në drejtësi.

Emaili i parë është i ambasadës dhe mban datën 10 shkurt. Aty janë propozimet e ekspertëve amerikanë për modelet e zgjedhjes nga Parlamenti të disa drejtuesve në institucionet e reja të drejtësisë.

“Ajo që zgjodhi PD ishte pikërisht modeli i vendeve të rezervuara. Modeli është ekzakt i propozimit të paraqitur nga partnerët ndërkombëtar OPDAT dhe EURALIUS për këtë zgjidhje”, deklaroi deputeti Oerd Bylykbashi.

Përzgjedhjen e tyre demokratët ua komunikuan amerikanëve në emailin e datës 17 shkurt. Deri atëherë, opozita mbronte variantin e vendimmarrjes me dy të tretat e votave.

“Këto fakte vërtetojnë fleksibilitetin maksimal të PD, që në procesin e dialogut dhe konsensusit ka bërë hapat e saj përpara për të gjetur pikat e takimit”, nënvizoi Bylykbashi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button