Europa

Nga qielli për Brexit; Misioni në hapësirë, astronauti flet për referendumin

Nuk është as ushqimi dhe as familja gjëja që i mungon më shumë, astronautit Tim Peake, i cili prej 6 muajsh ndodhet në hapësirë.

“E di që do tingellojë çuditshëm , por gjeja që më ka marrë malli më shumë nga këtu është shiu… ideja e ujit që prek fytyrën time do te ishte mahnitëse tani, ndërkohë që për shumë njerëz në Britani shiu është gjeja me e zakonte.”- ka thënë ai.

43 vjecari Peake, ish-gjeneral i ushtrisë, ndodhet ne Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës si pjesë e një mision gjashtëmujor për Agjencinë evropiane të gjithësisë, duke u kthyer ne britanikun e pare qe ndodhet në hapësirë që në kohen kur Helen Sharman udhëtoi me një anije kozmike sovjetike në vitin 1991.

Edhe pse 250 milje larg politikes , Peake nuk i shpëtoi pyetjes për Brexit për të cilin astronauti bëri një lidhje shumë të afërt me misionin e tij.

“Pikëpamjet e mia për Brexit sigurisht që janë personale, por fakti që unë jam këtu flet për bashkëpunim dhe partneritet. Stacioni hapësinor nuk do të ekzistonte nëse nuk do të kishte partnerë që pavarësisht dallimeve politike apo kufijve , ata punojnë për ta mbajtur gjallë edhe në të ardhmen këtë stacion eksplorimi për gjithësinë.” Ka deklaruar Peake.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button