Rajoni

Thirrje për fuqizimin e NATO-s në Ballkan dhe lindje të Evropës

Zyrtarë të lartë të Maqedonisë, Malit të Zi, Ukrainës dhe Gjeorgjisë bënë thirrje për fuqizimin e NATO-s përballë rreziqeve të Rusisë në Ballkan dhe në lindje të Evropës.Ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë Zoran Jolevski, ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi, Milicia Pejanoviç Duriçiç, kryetarja i Komitetit për Marrëdhëniet të Jashtme të Ukrainës, Hanna Hopko dhe kryediplomati i Gjeorgjisë, Mikail Jandeliz folën në panelin e titulluar “E ardhmja e Zgjerimit të NATO-s dhe Kufijtë e Ri të Sigurisë së Evropës” në think tank-un Atlantic Council me qendër në Washington.
– “Shtetet e Ballkanit kanë dëshmuar se mund të jenë aleatë të vërtetë”-
Ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë Joleski theksoi në fjalimin e tij se NATO-ja duhet të jetë e fuqishme në Ballkan. Duke theksuar se NATO-ja duhet të jetë e hapur për shtetet potenciale për anëtarësim dhe ta përkrahë kandidaturën e tyre, Joleski u shpreh se “Shtetet e Ballkanit kanë dëshmuar se mund të jenë aleatë të vërtetë. Në këtë rajon, NATO-ja mund të jetë forcë ndryshuese.”
– “Nuk duhet t’i rregullojmë politikat në bazë të rreziqeve të Rusisë”-
Ndërkaq, ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi Duriçiç tha se prania e më shumë trupave të NATO-s në Ballkan do ta shtonte stabilitetin në rajon. Ndër tjerash, ai e shprehu sigurinë se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO do t’i inkurajonte edhe shtetet tjera, duke shtuar se “Në zonë ekziston një frikë serioze. Në qoftë se bëhemi anëtar i NATO-s, atëherë do të jemi mbështetës i fuqishëm i Maqedonisë.”
“Politikat tona po i rregullojmë në bazë të frikës, ndërkohë që nuk duhet t’i rregullojmë ato në bazë të rreziqeve të Rusisë.”
– “Obama duhet të tregojë së është në solidaritet duke e vizituar Ukrainën”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button