Home / Teknologji / Jeton për 1 vit e gjysmë pa zemër në trup

Jeton për 1 vit e gjysmë pa zemër në trup

Radha për transplant zemre është shumë e gjatë dhe qindra njerëz vdesin në ditë teksa janë duke pritur.  Por një teknologji e re duket se ka rikthyer shpresat.

Sten Larkin, 25 vjeç, sapo mori një transplant zemre pasi jetoi për 17 muaj me një zemër artificiale që e mbante gjithë kohën në një çantë shpine.

Duket e pabesueshme, por adoleshenti me sëmundje gjenetike të trashëguar iu nënshtrua një operimi ku mjekët ia hoqën zemrën nga trupi dhe më pas u bë pacienti i parë që mori “Syncardia Freedom Portable Driver”, një makineri që mbahet në shpinë dhe që zëvendëson punën e zemrës duke qarkulluar gjakun nëpër trup.

Ai e mbajti makinerinë çdo ditë, për pothuajse një vit e gjysmë, deri sa në Maj të vitit 2016 mori një zemër për transplant.

Leave a Reply

%d bloggers like this: