Te ndryshme

Si do të marrë fund bota sipas shkencëtarëve?

botaA duhet të frikësohemi vërtet nga ndonjë ngjarje katastrofike që mund të çojë në zhdukjen e plotë të qenieve njerëzore? Përveç rënies së lirë të asteroideve, ajo që rezulton nga një studim i Qendrës së Kembrixhit për Studimin e Rreziqeve Ekzistenciale (Cser), është se, kërcënimi më i madh për të ardhmen e njeriut është vetë njeriu. “Edhe pse rreziku i një shpërthimi bërthamor ose i një asteroidi gjigant është real, jemi të bindur se kërcënimet kryesore për njeriun vijnë nga vetë ai se sa nga natyra”, ka shpjeguar Lord Rees në Festivalin e Shkencës Britanike në Universitetin e Newcastle.

Gjatë viteve apo dekadave të ardhshme, edhe pse me pak mundësi, mund të verifikohen ngjarje nga efektet katastrofike për njeriun, ajo që i shqetëson shkencëtarët nuk është rënia e ndonjë asteroidi mbi planetin tonë, por zhvillimi i teknologjisë. Eksperti në statistika David Spiegelhalter ka shpjeguar se, edhe nëse asteroidet që bëhen copë e çik mbi Tokë, janë një kërcënim real, ata nuk janë një faktor kaq shqetësues. Frikën më të madhe, dijetarët e kanë nga të gjitha rreziqet që mund të vijnë nga përdorimi i teknologjisë. “Sot, në fakt, përdorim sisteme ndërlidhëse për çdo gjë dhe kjo e bën shoqërinë tonë më të prekshme në rastin kur këto sisteme funksionojnë dobët ose janë sabotuar për qëllime terroriste”, – tha Spiegelhalter.

Më poshtë, në mënyrë të përmbledhur, do të pasqyrojmë katastrofat teknologjike që mund të ndodhin, sipas studiuesve, që mund të çojnë drejt fundit të botës dhe vetë njerëzimit:

Pajisjet e zgjuara

Teknologjia inteligjente? Është e mundur. Njerëzimi mund të zhduket menjëherë nëse një rrjet kompjuteri do të zhvillonte një mendje njerëzore dhe të përdorte kështu burimet për qëllimet vetjake, në kurriz të nevojave të njerëzimit.

Terrorizmi informatik

Goditjet informatike janë në rend të ditës dhe për këtë nuk duhet të habitemi aspak. Terrorizmi informatik mund të vrasë njerëzimin. Koha jonë karakterizohet nga një rrjet i dendur ndërlidhjesh dhe në qoftë se këto do të shkatërroheshin për shkak të një sulmi terrorist, paraliza do të ishte totale.

Bioterrorizmi

Qarkullojnë fjalë se disa viruse nëpër botë, të cilat provokojnë vdekje dhe shkatërrime, janë nxjerrë jashtë nga laboratorët e kërkimeve ndërkombëtare të ilaçeve, në bashkëpunim me pushtetin vendor. Përtej asaj që mund të duket si fantashkencë, në qoftë një virus apo një super bakter, për të cilët nuk ka asnjë kurë, do të mund të dilte jashtë një laboratori ose terroristët do ta shpërndanin atë, atëherë në një kohë shumë të shkurtër do të vdisnin miliona njerëz.

Pandemia

Historikisht kemi dëgjuar për pandemi të panumërta, ose epidemi ngjitëse, zbulimi i të cilave ndikon në shumë rajone të botës, duke shkaktuar vdekshmëri të lartë. Përgjatë viteve kemi dëgjuar për një numër të madh pandemish, ndër më të fundit kujtojmë gripin spanjoll në vitin 1918, gripin aziatik në vitin 1957 dhe gripin e Hong Kongut në vitin 1968.

Rezervat ushqimore

Nëse do të ndodhte një sabotim i papritur në furnizimet ushqimore në pak orë do të ndodhte një fatkeqësi marramendëse. Arsyeja? Aktualisht, askush nga ne, nuk është më i prirë për të marrë ushqim me bollëk dhe për ta mbajtur atë rezervë, kështu që rreziku mund të jetë fatal në qoftë se do të kishte ndonjë problem në rrjetet që kontrollojnë shpërndarjen e ushqimit.

Ndryshimi i klimës

Ngrohja e tepërt dhe e vazhdueshme e Tokës është një nga faktorët që i shqetëson më tepër ekspertët, të cilët kanë frikë se, së shpejti, ajo do të arrijë pikën pa kthim, me pasoja të paimagjinueshme dhe katastrofike. Kujtojmë se që nga fundi i shekullit XIX, Toka është ngrohur me rreth 0.7 gradë më shumë. Dhe për fat të keq, ky ndryshim ka ndodhur në një kohë shumë të shkurtër.

Shkencëtarët mendojnë gjithashtu se fundi i botës do të vijë edhe nga faktorë të tjerë siç janë luftërat për mungesën e burimeve jetësore, si pasojë e shkatërrimit të natyrës por edhe të rritjes demografike. Po ashtu, bombat atomike dhe asteroidet mbi Tokë mund të shkatërrojnë ekzistencën e qenieve njerëzore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button