Ekonomia

Task-Forcë për pronat që i janë marrë shtetit

Vendimi

Qeveria jep 200 milionë lekë për grupin që do të kontrollojë ligjshmërinë e kalimit të trojeve shtetërore

Interesat-bankare-320x214Qeveria miratoi dje fondin 200 milionë lekë të vjetra për funksionimin e grupit Task-Forcë “Për verifikimin e ligjshmërisë dhe mënyrës së tjetërsimit të pronave të paluajtshme shtetërore”. Kjo Task-Forcë do të merret pikërisht me verifikimin e lejeve të paligjshme për legalizim për pronat shtetërore, duke sjellë kështu një tjetërsim të tyre. “Aparatit të Kryeministrisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2014, në programin ‘Planifikim, menaxhim, administrim’, t’i shtohet fondi prej 20 000 000 (njëzet milionë) lekësh, në zërin ‘Shpenzime korrente’, për funksionimin e grupit Task-Forcë ‘Për verifikimin e ligjshmërisë dhe mënyrës së tjetërsimit të pronave të paluajtshme shtetërore, në kuptim të ligjit nr. 8743, datë 22.2.2001, ‘Për pronat e paluajtshme të shtetit’, të ndryshuar’”. Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi të përballohen nga fondi i kontingjencës për vitin 2014”, thuhet në vendimin e djeshëm të qeverisë. Ndërkohë që në lidhje me tjetërsimin e pronave të paluajtshme shtetërore, vetëm pak ditë më parë, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka paditur ish-drejtorin e ALUIZNI-t në Elbasan dhe stafin e tij për shpërdorim detyre, duke dhënë leje të paligjshme legalizimi, shitje parcelash poshtë çmimit zyrtar, mbivendosje pronash, shmangie e pronarëve që u takon kompensimi, veprime këto që për çdo organ vendor apo drejtor të ALUIZNI-t do të verifikohen nga Task-Forca e ngritur prej qeverisë. Ministria përgjegjëse për zbatimin e këtij vendimi është ajo e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, të cilës i është kërkuar të shfuqizojë lejet e legalizimit, për objektet jashtë kushteve urbanistike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button