Sporti

Këto janë aplikacionet që iu duhen tifozëve të Kombëtares për Euro 2016

Të shtunën, 11 qershor, në orën 15:00, Shqipëria do të debutojë në Euro 2016.

Një eveniment sportiv historik për të gjithë shqiptarët, që për herë të parë do të bëjnë tifozllek për kombëtaren e tyre në Europian.

Me këtë rast, ju sjellim një listë me aplikacionet më të mira për iPhone për të ndjekur Shqipërinë në Euro 2016.

UEFA EURO 2016 – Falas

Ky është aplikacioni zyrtar i UEFA EURO 2016, me të gjitha informacionet e duhura për skudrën, lojtarët, ndeshjet, rezultatet, rënditja, etj. Zgjedhni Shqipërinë si skuadrën tuaj të preferuar dhe do të keni një eksperiencë të personalizuar. Do të keni në dispozicion, video komente, statistikat zyrtare, etj…

Albania in Euro 2016 – Falas

Një aplikacion jo zyrtar për fansat e Shqipërisë. Ofron lajme dhe infrormacione të ndryshme për Shqipërinë dhe lojtarët e kombëtares tonë, statistikat e ndeshjeve të Euro 2016. Rënditjen dhe statistikat e grupece të tjera, etj…

Futbol24 – Euro 2016 edition – Falas

Një nga aplikacionet livescore më popullore për përdoruesin shqiptar, vjen me një version special për Euro 2016. Mund të shikoni live rezultatin e ndeshjeve të kombëtares shqiptare, statistikat, formacionet zyrtare, etj… Mund të zgjedhni një ndeshje të veçantë dhe të merrni njoftime të shpejta në iPhone.

FSHF – Falas

Aplikacioni zyrtar i Federatës Shqiptare të Futbollit, ku do të të gjeni të gjitha informacionet zyrtare, foto, intervista, komunikata, statistika të lojtarëve në Euro 2016, rënditjen, rezultatet e ndeshejeve etj..

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button