Ekonomia

Hapet zyra e turizmit në Skrapar

Nëse dikush është në kërkim të turizmit të aventurës, atëherë një nga zgjedhjet që mund të bëjë janë kanionet e Skraparit.

Për herë të parë kjo bashki inauguroi zyrën e turizmit, e cila do të jetë në dispozicion të vizitorëve për t’i orientuar ata se ku duhet të shkojnë. Për Sonja Popën,  drejtoren e turizmit në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik kjo zonë ka shumë më tepër edhe se thjesht sporti rafting.

Ushqimi dhe natyra e këtij vendi ka potenciale për të tërhequr sa më shumë turistë. Skrapari është vendi i turizmit të aventurës.

Përgjatë 9-muajve të vitit, lumi Osum në të gjithë zonën e Skraparit ofron një spektakël të vërtetë për të gjithë ata që janë të apasionuar pas raffting, shoqëruar kjo edhe me pamjen mahnitëse të kanioneve, unike në rajonin e Ballkanit.

Rrethi i Skraparit gjeografikisht shtrihet në Veri të Shqipërisë jugore. Kufijtë e tij administrative janë dhe kufij të natyrës etnohistorike. Në verilindje Skrapari kufizohet nga Korça , jugperëndim kufizohet me rrethin e Përmetit dne ne perëndim kufizohet me rrethin e Beratit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button