Home / Politika / Edhe LSI është kundër vendeve të rezervuara

Edhe LSI është kundër vendeve të rezervuara

Lëvizja Socialiste për Integrim ndan të njëjtin qëndrim me Partinë Socialiste sa i përket reformës në drejtësi dhe vendeve të rezervuara, për të cilat këmbëngul Partia Demokratike.

Ai që qartësoi këtë qëndrim ishte kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i cili foli për mediat gjatë Konventës së LRI-së. Vasili ishte pjesë e tryezës mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

“Kryeministri Rama në fund të takimit u shpreh politikisht në emër të maxhorancës në këtë takim dhe deklarimi i tij ka qenë i qartë dhe nuk kam se çfarë t’u shtoj deklaratave të tij”, tha ai.

Vasili tha se LSI ka një përgjegjësi politike për të votuar reformën dhe këtë përgjegjësi do ta zhvillojë deri në fund.

“20 votat e LSI-së janë pro reformës”, shtoi ai.

Në lidhje me debatin e fundit për futjen në kalendarin trejavor të punimeve të Kuvendit të reformës në drejtësi, Vasili e quajti atë një lapsus procedurial që po fryhet nga opozita.

“Kuvendi do të sqarojë çdo keqkuptim në planin e kalendarit dhe do ta bëjë këtë. Do të sqarohet gjithçka që nuk ka të bëjë me futjen e reformës. Ka qenë një lapsus sa i takon karikimit të dokumentave dhe jo votim të reformës në sallë. Megjithatë ne duhet të jemi të përqendruar që të votojmë reformën në drejtësi”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.