Sporti

Gati shtëpia e tifozëve kuqezi në Tiranë

Sot në mbrëmje nis evenimenti më i rëndësishëm sportiv i vitit, Kampionati Europian i futbollit “Francë 2016”. Këtë eveniment po e presin me padurim shumë sportdashës në vendin tonë, që ashtu si çdo kryeqytet I Europës do të ketë shtëpinë e saj të festimeve, “Fan Zone”.

“SHPERNDAJE PO JE TIFOZ KUQEZI: Edhe Tirana do ketë një Fan Zone si çdo kryeqytet Europian për të parë ndeshjet e brohoritur Kuqezinjtë në Francë! Ju presim të gjithëve me fëmijët e familjet në TIRANA FAN ZONE, sheshi Nënë Tereza 10 Qershor – 10 Korrik! Forca Shqipëria!”, shkruan kryebashkiau Veliaj, duke ftuar  tifozët e Kombëtares që nuk kanë pasur mundësinë të janë në Francë, ta ndjTirana EURO 2016 Foto Agim Dobi (1)ekin atë nga një ekran gjigand në sheshin “Nënë Tereza”, mes miqve të tyre.

Kryeministri Rama ka promovuar videon që tregon Fan Zonën që do të çelet në Tiranë për të ndjekur kampiontin Europian të futbollit. “Përveç fushës së kryeministrisë ja dhe edhe zona Euro2016 e Bashkisë së Tiranës për të ndjekur Kuqezinjtë në betejat e tyre në Francë”, shkruan Rama në Facebook.

Sot, Fan Zone, është gati dhe në mbrëmje pritet që qindra tifozë të mblidhen dhe të shijonë emocionet e para të Europianit të Francës. Përballë do të jenë të zotët e shtëpisë përballë Rumanisë. Ndeshje që prek dhe vendin tonë, pasi dy skuadrat në fjalë janë në Grup me Shqipërinë. Kuqezinjtë do të zbresin nesër në fushë për tu ndeshur me Zvicrën në debutimin e tyre në një Europian.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button