Home / Teknologji / ”Deutsche Bahn” planifikon futjen e trenave pa pilot

”Deutsche Bahn” planifikon futjen e trenave pa pilot

Kompania gjermane e hekurudhave “Deutsche Bahn” deklaroi sot se planifikon të fusë trena pa pilot në vitin 2021.

“Shpresoj se do të jemi në gjendje të bëjmë që pjesë të rrjetit tonë të operojnë krejtësisht  automatikisht duke filluar nga viti 2021, 2022 ose 2023”, tha drejtori ekzekutiv i “Deutsche Bahn”, Ruediger Grube, për të përditshmen gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

“Pilotimi automatik mund të jetë i vështirë në një rrjet hekurudhor kompleks që kërkon shpejtësi të lartë, që mban pasagjerë dhe mallra, … por është e mundur “, theksoi Grube.

Sipas një zëdhënësi të “Deutsche Bahn” treni i parë pa pilot do të testohet në një rrugë prej 30 kilometrash në lindje të shtetit të Saksonisë në fund të këtij viti.

Leave a Reply

%d bloggers like this: