Home / Politika / Të mos e humbasim shancin që Shqipëria të jetë një anëtare e denjë e BE

Të mos e humbasim shancin që Shqipëria të jetë një anëtare e denjë e BE

Lideri i LSI-së Ilir Meta vlerësoi sot LRI-në si një organizatë tejet të suksesshme.

Por, ai bëri të ditur në Konventën Kombëtare të LRI-së e gjatë takimeve në Amerikë me përfaqësues dhe drejtues të Institutit Demokratik Amerikan, pjesa më e madhe e bisedimeve u fokusua kryesisht te LRI.

Në takim, u vlerësua se gjenerata e LRI-së sa vijnë dhe bëhen edhe më të mira.

Por Meta u tha të rinjve se kjo nuk është meritë vetëm e  juaja por edhe e gjeneratave të mëparëshme të cilët i kanë dhënë kaq shumë përkushtim dhe solidaritet kësaj organizate.

Ai shtoi se është detyrim që gjeneratat e mëparshme të integrohen në lidershipin e shkuar në nivel qendror dhe lokal në të gjithë vendin.

Por kryeparlamentari Meta u tha të rinjve të LRI-së, duke e cilësuar edhe një detyrë e tyre, që me angazhime dhe kontribute pozitive, Shqipëria të bëhet sa më shpejt pjesë e BE-së.

“Të mos e humbasim shancin që Shqipëria të jetë një anëtare e denjë e BE pasi nuk kemi një alternativë tjetër pasi kjo është e vetmja mënyrë që të jetojmë në paqe dhe bashkë me fqinjët”, tha ai.

“Sot në kohën e globalizmit, konkurrenca nuk është mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë por përmes rajoneve. Bota është bërë më e vogël falë globalizmit dhe teknologjive dhe ne duhet të jemi më të bashku dhe bashkë për të fituar sfidat me njëri-tjetrin por edhe në rajon”, tha Meta.

Meta tha gjithashtu se Shqipëria ka nevojë për institucione të forta dhe demokratike dhe se Europa kërkon arritjen e standardeve për çdo vend që aspiron integrimin.

“Kemi nevojë për institucione të forta dhe demokratike. Reforma në Drejtësi duhet të mbyllet me cilësi dhe legjitimitet.  Europa kërkon standarde për ata që duan të anëtarësohen. Të bashkohemi për sfidën drejt BE-së” tha ai.

Lideri i LSI-së u shpreh se i duhet dhënë fund ëndrrës që shqiptarëve, por kryesisht të rinjve për tu larguar nga vendi dhe këtë, sipas tij nuk mund ta bëjë asnjë individ apo parti por vetëm një kulturë e re politike ku LRI shkëlqen me frymën e saj të bashkëpunimit, solidaritetit, përgjegjshmërisë, pjesëmarrjes e transparencës.

“Vendi është lodhur shumë nga një konflikt i egër egoist, absurd që i shterr energjitë më të mëdha dhe e shfokuson nga problemet më të mëdha që duhet ti zgjidhim së bashku. Unë vlerësoj kontributin tuaj që ka të bëjë me edukimin, arsimimin, reformat në tregun e punës, mbështetjen ligjore e praktike që u duhet dhënë të rinjve, që të formohen që të gjejnë veten e tyre në tregun e punës.  Unë iu inkurajoj të vazhdoni pa u lodhur”, deklaroi Meta.

Ai përfundoi duke shtuar se vendimi më i rëndësishëm i marrë prej tij në 25 vite është ai i krijimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.