Kronika e zeze

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, një i vdekur e dy të plagosur rëndë

Një aksident i rëndë është shënuar sot paradite në “Rrugën e Kombit”. Sipas informacionit paraprak të policisë , një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë.

Këta të fundit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 10:00 në aksin Rubik- Milot dhe janë përplasur 2 makina, njëra prej tyre me targa kosove. Dyshohet se të lënduarit e aksidentit ndodheshin pikërisht në këtë makinë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button