Te ndryshme

Shtohen kërkesat për misrin shumëngjyrësh

Misri shumëngjyrësh mori shumë vëmendje nga interneti në vitin 2012 dhe shumë veta e kujtuan sajesë, por kompania që e prodhon në mënyrë natyrale nisi ta shesë dhe kërkesat janë rritur shumë.

Një fermer në Oklahoma me origjinë nga fiset vendase të Amerikës, Çiroki, vendosi të studiojë rrënjët e tij dhe traditën e rritjes së misrit.

Ai vuri re që shpesh, disa kokrra misri dilnin me ngjyrë. Ai i veçoi këto kokrra dhe i përzieu farërat, dhe me kalimin e viteve u krijuan kallinj shumëngjyrësh që sot prodhohen nga një kompani farërash në Amerikë.

Kërkesa për shitjen e tyre është rritur shumë që kur farërat nisën të shiten në internet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button